( Përsiatje mbi pikturat dhe skulpturat e piktorit Arben Krsitani )
Nga Fatmir Minguli
Në postimin e Pol Milos për veprimtarinë e piktorit Arben Kristani te “Të shtunat durrsake” nën okielon e studios 2M në Durrës u shfaqën shumë komente mbi këto pamje dhe mendime të shfaqura natyrshëm nga shumë persona. Më bëri përshtypje dhe komenti i zotit Dorian Koçi i cili shkruan:
“Kam pasur kënaqësinë të njihem herët me artin e Arben Kristanit, piktorit të peizazheve, natyrave te qeta, trashëgimisë kulturore dhe imazheve që ringjallin folklorin tonë. Përmes vizionit të tij të mrekullueshëm, ai na sjell bukurinë dhe harmoninë e e artit të së bukures në perditshmërine tonë. Urime!”
Është koment i vetë studiuesit dhe ish drejtuesit të Muzeut Historik Kombetar , koment ku shperehet ky akademik i mirënjohur!
Duke vizituar veprat e këtij piktori në studion e tij plot dritë e sinqeritet, duke parë pikturat e gjalla fillova e bëja krahasimet me postimet që vetë piktori Kristani ka bërë vazhdimisht në facebook. Nuk dija se kë të pëlqeja më shumë, atë që kisha para syve apo ato të sjella në faqet e Facebookut. Mendova ta trajtoj më vonë këtëlloj ndjesie.
Ky piktor që ka ditur të jetë origjinal në artin e tij thotë se atij i vinë vetë mënyrta e përdorimit të bojrave, kështu bluja e detit është ndryshe nga ajo e qiellit, paçka se të dyja janë të stilizuara. Ky piktor bën të kundërtën e shumëartistëve të pikturës. Ai me format e tij impresioniste krijon njeriun, mendimin e pse jo dhe subjektin e një tregimi me narrativë tjetërlloj. Aty mbizotëron forca transformiste, forcë qëTop of Formnë artin e pikturës është e qartë se zotërohet nga shumë piktorë por në rastin e Arben Kristanit ka probleme shumë të tjera përveç forcës transformiste. Ai këtë forcë e sjell ndryshe duke mos i forcuar ngjyrat siçështë përshembull e kuqja e cila pothuaj nuk duket apo duket si një aspekt komplementar.Bottom of Form
Por le të shohim më mirë komentin e bërë në Facebook ditën e vizitës në studion e tij dhe në ambinetet e studios botuese 2M, hartuar nga Pol Milo:
“E shtuna durrsake
Sot pasdite u zhvillua një takim me piktorin e mirënjohur dhe mikun tonë, Z. Arben Kristani. Në këtë takim u diskutua mbi artin, pikturën, stile dhe teknika. Shumë punime të z. Kristani vijnë në forma të ndryshme artistike, përfshirë punimet në vaj, akrilik, akuarel dhe punime të ndërmjetme ku përfshihen kombinime dhe përzierje teknikash.- Në këto punime – theksoi studiuesi Fatmir Minguli – gjenden elementë klasikë, modernë, autoktonë kombëtarë dhe tema të ndërthurura me filozofinë e transformizmit artistik.Takimi u zhvillua në studion plot dritë të piktorit Kristani dhe më pas në studion e Botimeve 2M, ku edhe u shkëmbyen disa dhurata mes librave dhe punimeve artistike. Gjithashtu një verë e kuqe mjaft e mirë ishte produkt i punës së tij artizanale!Punimet janë vlerësuar me mjaft çmime dhe kanë qenë pjesëmarrëse në ekspozita të ndryshme artistike.”
Kuadro qëparaqesin poezi të Kadaresë apo kompozimi me kokat e këngëtarëve të Labërisë ku fantazia i kapërcen kufijtë e mendjes dhe ku fillon të këndojë shpirti si në këngën labe.
Apo kuadrot me pamje nga portet e Durrësit e të Shëngjinit …”Atje ku uji është tjetër ujë, atje ku natyra i nënshtrohet e bindur ngjyrave të Kristanit ku krijohenpamjet artistike i këtyre gjinjve magjepsës durrsakë e lezhjan!”. Ai krijon peisazh të thjeshë po shumë domethenës me reflektime gati magjikw… në ujin e veçantëqë ka emrin Arben Kristani!
Edhë poeti durrsak Vaso Papaj që komenton mbi pikturën e Arbenit thotë se”
“Unë po zbuloj një panel të ndjeshëm dhe të rafinuar gjer në imtësinë e bukurisë. Urime! Shpresoj një sukses të sigurtë nëse kjo shoqëri nuk e ka humbur vlerësimin e së bukurës. Kënaqësi të vërtetë kam marrë.”
Ai, piktori vazhdon stilin tejet origjinal magjik i ngjyrimit tjetër llojdhe kjo realizohet sipas mendimit tim në veshjen e bojrave me një një ngjyrë të bardhë qëe kthen ndryshe efektin e ngjyrës fillestare! Eshtë pjesë e magjisë!
Ndoshta ai përdor empatinë e tij të veçantë duke hyrë në botën e fshehtë të ngyrës siçështë bluja. Kjo blu që i “dorëzohet” Arben Kristanit është magjike, mbase e privatizuar nga piktori dhe bluja nuk thotë asnjë fjalë!
Por arti pikturik i Arben Kristanit ka arritur në këtë stad të lartë origjinal nëpërmes lodhjeve dhe përkushtimeve shpirtërore dhe fizike, është si poeti që vuan e qërikthehet përsëri. Është ashtu sic Gabriele D’Anuncio si në një pëlhurë narrative të kuadratuar dhe të artikuluar, na ofron romanin “ Inoçenti” ku thotë:
“Sëmundjet e mëdha të shpirtit si ato të trupit e ripërtërijnë njeriun; dhe rikuperimet shpirtërore nuk janë më pak të buta dhe më pak çudibërëse se ato fizike. ”
Një studio sa e thjeshtë aq dhe e ndritshme me rrezet e dritës natyrale dhe me rrezet e meditimit marrë nga reflektimi i pikturave. Një studio e thjeshtë e piktorit aq të thjeshtë si njeri Arben Kristani. Arbeni dhe piktura e tij janë në unison!