Nga Leonard Veizi
Portrete njerëzish të paparë prej vitesh që vijnë në trurin tënd krejt real apo qoftë dhe si fantazma të paprekshme. Fytyra qëshprehnin trishtim dhe ruanin endeinatin e hakmarrjes. Temperamente të brishtë që as koha dhe dallgët e jetës nuk kishin mundur t’i ashpërsonin dot. Ndaj kishin mbetur po aq famijë. Dhe në fund hakmarrja vetë: dalja në dritë e gjërave të mbuluara preh kohësh dhe një ndërgjegje që nuk arrin të të lejë të qetë sepse ndihet e rënduar dhe e lënduar njëkohësisht…
…”Flatliners”, që në shqip mund të ketë kuptimin jo vetëm të një arresti kardiak, por dhe të një koma apo vdekje të përkohshme, është një film horror psikologjik i fantashkencës amerikane i vitit 1990.Regjia e filmit mban firmën eXhoelShumaker, prodhuar nga Majkëll Dagllas dhe Rik Bieber dhe shkruar nga Piter Filard. Në të luajnë Kifer Saterlend, Xhulia Roberts, Uilliam Balduin, Oliver Plat dhe Kevin Bakon. Filmi u xhirua në kampusin e Universitetit Loyola të Çikagos midis tetorit 1989 dhe janarit 1990, dhe u nominua për një çmim Oscar për Editimin më të Mirë të Tingullit në 1990. “Columbia Pictures” publikoi “Flatliners” më 10 gusht 1990. Filmi fitoi 61.5 milionë dollarë në total në Shtetet e Bashkuara.
Flatliners 1990
“Flatliners” përqendrohet te një grup studentësh të mjekësisë që kryejnë eksperimente ekstreme për të zbuluar se çfarë ndodh pas vdekjes. Ata ndalojnë përkohësisht zemrat e tyre për disa sekonda dhe përjetojnë vdekje klinike, pastaj rikthehen në jetë. Ky eksperiment prek psikologjikisht secilin prej tyre në mënyra të ndryshme, duke nxjerrë në pah ndjenjat e tyre të fajit, frikërat dhe çështjet e pazgjidhura nga e kaluara.
Zbërthimi psikologjik
Studentët janë tërhequr nga ideja e kapërcimit të kufirit të jetës dhe vdekjes, të cilën e shohin si një mundësi për të kuptuar diçka të thellë dhe të fshehtë. Ky impuls reflekton një lloj kurioziteti ekzistencial dhe dëshirë për të kuptuar diçka që është përtej përvojës njerëzore normale.
Eksperimentet i bëjnë ata të ndihen sikur po sfidojnë vetë natyrën e jetës, duke i dhënë një ndjenjë të rreme të kontrollit mbi vdekjen. Por kjo, në fakt, i çon drejt humbjes së kontrollit, pasi ata fillojnë të përballen me ndikimet psikologjike të eksperimenteve.
Pasi përjetojnë këto eksperimente, ata fillojnë të përballen me përvoja traumatike të së kaluarës, që dalin në sipërfaqe. Secili nga personazhet ballafaqohet me përvojat e veta të fshehura, ndjenja faji dhe veprime të këqija, duke treguar që eksperimenti nxjerr në dritë ndërgjegjen e tyre dhe ato çështje emocionale që kanë lënë të pazgjidhura.
Ndërsa fillimisht përvoja me vdekjen shihet si diçka intriguese, ajo shpejt bëhet një burim ankthi. Pas eksperimentit, përvojat e tyre përforcojnë frikën e nënvetëdijshme nga vdekja dhe pasoja e papritur që vdekja mund të sjellë në jetë. Përvojat e përballjes me fajin dhe traumat e tyre të mëparshme shihen si një mënyrë me të cilën mendja e tyre përpiqet të përballet me vdekjen.
Personazhet kërkojnë mënyra për të përballuar atë që ka dalë në dritë gjatë eksperimenteve, duke provuar të shpaguajnë veprimet e së kaluarës. Ky proces shpreh idenë se përballja me vdekjen nxjerr në pah nevojën për pajtim me veten dhe të tjerët, si një lloj katarsisi.
Eksperimenti në film është një sprovë ekstreme psikologjike, që u nxjerr studentëve në pah frikërat e thella dhe ndjenjat e fajit që ata nuk i kishin përballur më parë.
Ngjarja
Një studenti i mjekësisë i bind shokët e klasës për ta ndihmuar atë të zbulojë se çfarë qëndron përtej vdekjes. Ai u kërkon të eksperimentojnë me vdekjen, duke ndërprerë përkohësisht zemrat e tyre për të përjetuar vdekje klinike dhe më pas rikthehen në jetë.
Në krye të grupit është Nelson Rajt, i interpretuar nga Kifer Saterlend, i cili është i vendosur të zbulojë se çfarë ndodh pas vdekjes. Ai bind shokët e tij – Rejçëll Manus, – interpretuar nga Xhulia Roberts, David Labraçcio nga Kevin Bakon, Xho Hërli ngaUilliam Balduin, dhe Rendi Stakëllnga Oliver Plat – të marrin pjesë në këtë eksperiment të rrezikshëm.
Pasi Nelson përjeton i pari vdekjen klinike, ai rikthehet në jetë me kujtime të thella nga e kaluara e tij. Sidoqoftë, ajo që fillimisht duket si një përvojë e mahnitshme shpejt bëhet e errët, pasi secili nga personazhet që merr pjesë në eksperiment fillon të përjetojë halucinacione të frikshme të lidhura me faje dhe trauma të së kaluarës. Këto përvoja bëhen gjithnjë e më të rënda dhe më të vërteta, duke i ndjekur dhe terrorizuar studentët edhe pas rikthimit në jetë.
Çdo anëtar i grupit përballet me versionet e tyre të frikërave, gabimeve dhe mëkateve që kanë bërë në të kaluarën, dhe ndërsa përvojat bëhen më të forta dhe të dhunshme, ata kuptojnë se nuk kanë të bëjnë vetëm me eksperimentin shkencor, por me pasojat shpirtërore dhe emocionale të veprimeve të tyre.
Në fund, secili prej tyre është i detyruar të përballet me fajet e së kaluarës për të gjetur një lloj pajtimi dhe çlirimi nga makthet që kanë provokuar gjatë eksperimenteve.
Flatliners 2017
Një film vijues i drejtuar nga regjisori danez Niels Arden Oplev u publikua në shtator 2017.Ai është një vazhdim i pavarur dhe ribërje e filmit të vitit 1990 me të njëjtin emër. Në filminterpretojnë Eliot Peixh, Diego Luna, Nina Dobrev, Xhejms Norton dhe KiersiKlamens. Në kastin e aktorëve është shfaqur gjithashtu Kiefer Sutherland në një rol kryesor. “Flatliners” i drejtuar nga Niels Arden Oplev këtë herë mban pë skenarist Ben Ripli.
“Sony Pictures” e publikoi filmin në Shtetet e Bashkuara më 29 shtator 2017 dhe u pasqyrua nga kritikët, të cilët në përgjithësi vunë re se ai përsëriste problemet e origjinalit.