Ata dalin nga koka e bronztë e Budës më të lartë të botës, dhe zbresin deri te veshi i saj.
Dy pastruesit profesionistë bënin dje operacionin e përvitshëm për të bërë statujën të dukej në formën më të mirë.
Pompat e ujit me presion largonin pluhurin e glasat e zogjve nga monumenti Ushiku Daibutsu në verilindje të Tokios.
Struktura 120-metra e lartë pastrohet nga të njëjtët alpinistë, të cilëve u është besuar detyra prej 25 vjetësh, shkruan rrjeti AFP.
“Është një detyrë shumë e pazakontë,” shkruan një prej veteranëve, 54-vjeçari Kazuyoshi Taguchi.
Kur dhe kolegu Kazumi Minoëa, 51 vjeç, morën fillimisht detyrën, “nuk e kishim idenë si do ta bënim dhe përballeshim me shumë vështirësi, shpeshherë trupin na e rrotullonte era gjatë detyrës.
Dje ata me litarë e kova uji ngjiteshin në majë të kokës së Budës, e cila është tre herë më e lartë se ‘Statuja e Lirive’ në SHBA.
Ata duhet të zbresin në secilën prej 480 topthave të flokëve, secila një metër e gjerë, si dhe të heqin pluhurin e papastërtitë e një viti nga veshi i Budës.
Ushiku është një vend i rëndësishëm për budizmin japonez pasi këtu prifti shekullit të 13-të Shinran Shonin besohet se ka themeluar sektin e njohur ‘Jodo Shinshu’.
Vizitorët e monumentit mund të marrin ashensorin brenda trupit gjigant dhe të shikojnë nga dritaret në gjoksin e saj, rreth 85 metra mbi tokë.
Ish-boksieri amator Taguchi dhe amatori i peshkimit Minoëa nuk kishin pasur përvojë në alpinizëm, por thonë se janë krenarë tashme për të kryer detyrën.
Eventi i njohur si “heqja e blozës” është një event i përvitshëm në tempujt japonezë, ku murgjit dhe besimtarët pastrojnë altarët e ndërtesat e besimit./AFP/kb