Pak më shumë se 48 orë përpara se zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump të përballen për herë të parë në një skenë debati në Filadelfia, një sondazh i ri tregon dy kundërshtarët në thelb kokë më kokë.
Por sondazhi, i kryer nga ”Neë York Times” dhe ”Sienna College” dhe i publikuar dje, dha disa shenja paralajmëruese për Harris, përfshirë se 71% thanë se e dinë atë që duhet të dinë për të, krahasuar me 90% për Trump.
Të dy përballen me njëri-tjetrin në një debat të organizuar nga rrjeti televiziv ABC të martën në orën 21:00 (01:00 GMT).
Në përgjithësi, sondazhi i votuesve të mundshëm tregoi Trump me 48% krahasuar me Harris me 47%. Duke parë të gjithë votuesit e regjistruar, Harris është në 46% dhe Trump në 48%, që është brenda kufirit prej 3% të gabimit.
Gazeta vuri në dukje se ndërsa Trump ka pasur një muaj të vështirë, pas tërheqjes së presidentit amerikan Joe Biden nga gara, mbështetja e tij është jashtëzakonisht e qëndrueshme.
”Por, që këto rezultate tregojnë se mbështetja për Trump nuk është zvogëluar duhet të jetë një shenjë paralajmëruese për Harris”, sugjeroi gazeta.
Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, pothuajse çdo sondazh i ri bëhet titull kryesorë në Shtetet e Bashkuara.
Sondazhi aktual po shikohet veçanërisht nga afër sepse tregon një avantazh për Trump.
Megjithatë, është e pamundur të thuhet me siguri në këtë fazë nëse mbështetja për Harrisin ka rënë ose nëse zhurma që e rrethonte është shuar që kur ajo hyri në garë – apo të dyja.
Për këtë nevojiten më shumë sondazhe.
Përgatitja për debatin televiziv
Ndërkohë tensioni po rritet para sfidës së parë, dhe ndoshta të vetme, të drejtpërdrejtë përpara 5 nëntorit midis Kamala Harris dhe Donald Trump, me sondazhet e fundit që tregojnë se ata janë praktikisht të barabartë dhe parashikuesit elektoral ndahen në mënyrë të barabartë midis dy kandidatëve. Pak më shumë se 48 orë para debatit për ABC news, demokratët dhe republikanët kanë intensifikuar përgatitjet me stafin e tyre përkatës për t’u përballur me pyetjet e gazetarëve, gjykimin e publikut dhe sulmet e kundërshtarëve të tyre.
E mbyllur në hotelin e saj në Pittsburgh të Pensilvanisë, ku do të qëndrojë deri në momentin e sfidës, zëvendëspresidentja e ka rrethuar veten vetëm me këshilltarët më të besuar dhe përgatitësit më të mirë: Philippe Reines, ish-këshilltar i Hillary Clinton kur ishte Sekretare e Shteti, veteranja e duelit Karen Dunn dhe Rohini Kosoglu, ish-këshilltar për politikën e brendshme dhe shef i stafit të Senatit.
“Nervozohet lehtë, Nuk di se si t’u përgjigjet sulmeve thelbësore dhe të synuara”, shpjegoi ish-kandidatja presidenciale në një intervistë për New York Times, duke cituar një moment nga dueli televiziv i vitit 2016 kur ajo e përcaktoi Trumpin si “kukullën e Putinit”. “Ai filloi të belbëzonte, ai u nervozua,” kujton Clinton./e.t