Problemet ushqimore janë të përditshme, shqetësimet gjithashtu! Edhe atëherë kur mendojmë se jemi duke e marrë produktin te dora e parë, te fshatari, rezultati shpesh është më i keq. Rastet e abuzimeve janë të pafundme, bashkë me çuditë që dëgjojmë përditë! Rritje e denatyralizuar e perimeve që edhe pse shiten në çanta të vogla anës rrugës, janë abuzive. Mjekja Vigjilenca Demiraj ka ndarë një episod shqetësues që i ka ndodhur ndërsa ka blerë manaferra në Pogradec.
Ç’po ndodh keshtu?! Si mundet fshatari shqiptar të bëhet kriminel i popullit të vet për hir të një përfitimi! Para nje javë bleva tek një fshatar në Pogradec ca manaferra…..fillimisht u çudita, gjë që e shpreha dhe me fjalë, se si mund të ishin pjekur manaferrat kaq shpejt, kur dihet që në këtë zonë ato piqen në fund shtatori, por fshatari me tha se po bente shumë nxehtë, gjë që kishte përshpejtuar pjekjen!Pasi konsumova ca, pjesën e mbetur e futa tek akulli siç kisha vepruar edhe me ato të një viti më parë ku kisha akoma gjendje!Pas dy ditesh vendosa të konsumoja disa prej tyre, por ç’të shikoja, ato ishin rritur në volum ne frigorifer 8-10 herë….nderkohë ajo sasi manaferrash që kishte mbetur nga viti i kaluar ne frigorifer s’kishte ndryshuar as ne volum as ne ngjyrë! U trondita shumë nga ajo që pash, por edhe nga mashtrimi që bëri fshatari! E tmerrshme, s’kemi kujt t’i besojmë, ne jemi viktimë e këtyre krimineleve të cilët po abuzojne jo vetem me çmimet por mbi te gjitha me shendetin tonë!Foto tregon shume( fruti para dhe pas daljes nga frigoriferi)! Quo Vadis…. S.B