Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

PS ndez motorët/ Ndalen “tërmetet”, Rama rrëzon gardën e vjetër të votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar drejtuesit politikë të PS. Delegon në Tiranë Veliajn, Spiropalin dhe Manastirliun. Ikën Klosi, Gjiknuri, Çela. Ballës nuk i është besuar asnjë qark. Listës i bashkohet Gonxhe në Dibër, Mazniku në Elbasan, Beci në Shkodër, Sako në Durrës, Demo në Berat. Konfirmohen Manja në Lezhë, Majko në Kukës, Peleshi në Korçë dhe Kumbaro në Gjirokastër.

Dje, Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare vendosi se kush do të drejtojë fushatën në qarqe, duke sjellë edhe një risi për qarkun e Tiranës. Ajo çfarë ka rënë në sy është se dy deputetët që kanë qenë drejtues qarqesh në Elbasan dhe në Fier, respektivisht Daminan Gjiknuri dhe Taulant Balla, që bënin “tërmet” votash kanë mbetur jashtë drejtimit të qarqeve. Rama i ka kushtuar një vëmendje të veçantë qarkut të Tiranës ku ka zgjedhur Erion veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun të drejtojë fushatën në zgjedhjet e 2025. Si qarku më i madh dhe që nxjerr edhe numrin më të madh të deputetëve, për herë të parë kryesocialsiti Edi Rama ia beson 3 drejtuesve politikë. Erion Veliaj u konfirmua si drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, i cili në zgjedhjet vendore të 2023 fitoi 4 nga 5 bashkitë, përveç asaj të Kavajës. Krahas tij në terren do të zbresin edhe Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, e cila në zgjedhjet parlamentare udhëhoqi fitoren historike të PS në Shkodër. Kjo bashki për herë të parë në historinë e pluralizmit politik u fitua nga PS, ndërsa tashmë betejën për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet 2025, Rama ia besoi kryebashkiakut Benet Beci. Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosit nuk i është besuar asnjë qark, ndërsa ai drejtonte qarkun e Vlorës, pas largimit të Arben Ahmetajt nga çdo post drejtues i PS për shkak të llogarive me drejtësinë. Në Vlorë është dërguar Bledi Çuçi, i cili në 2021 ishte në Berat. Kryesocialisti Rama ia besoi qarkun e Beratit kryebashkiakut Ervin Demo. Nga qarku i Elbasanit ikën Damian Gjiknuri, i cili po ashtu mbetet pa qark, ndërsa është caktuar sekretar Organizativ dhe i Zgjedhjeve. Vendi i tij zëvendësohet me Arbian Maznikun, i cili iu bashkua kabinetit qeveritar të Ramës si ministër i Shtetit për Pushtetin vendor më shtator 2023. Taulant Balla po ashtu mbetet pa drejtimin e asnjë qarku duke u larguar nga Fieri. Pas largimit si ministër të Brendshëm, Rama i ka deleguar në këto zgjedhje një detyrë të re, atë të shefit politik për Diasporën, nisur edhe nga ndryshimet e reja zgjedhore që lejojnë votën e emigrantëve në zgjedhjet 2025. Qarku i Fierit do të udhëhiqet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila largohet nga Dibra. Në listën e drejtuesve politikë futet edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja që do të udhëheqë qarkun e Dibrës. Katër drejtues politikë janë konfirmuar në të njëjtat qarqe që iu besuan në vitin 2021. Ulsi Manja në Lezhë, Pandeli Majko në Kukës, Niko Peleshi në Korçë dhe Mirela Kumbaro në Gjirokastër.

Lexo edhe :  Dhuna në Kuvend/ Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve

Ndërkohë, qarku i Durrësit i besohet kryebashkiakes Emirjana Sako, e cila në zgjedhjet 2023 udhëhoqi fitoren në tre bashkitë. Nga Durrësi ikën Ardian Çela, të cilit Rama kësaj radhe nuk i ka dhënë drejtimin në asnjë qark.

Ikin të vjetrit

Ajo që ra në sy mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte dhe largimi i disa nga emrave të njohur nga Kryesia. Kështu, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqja dhe Armando Subashi nuk do të jenë më anëtarë të Kryesisë së PS. Vihet re që Rama ka propozuar për të futur në kryesinë e re të PS-së, dy ministrat, Igli Hasani, dhe Piro Vengu dhe Vangjel Tavon që fitoi Himarën me rezultat të thellë  në zgjedhjet e 4 gushtit 2024. Tavo për herë të parë propozohet për tu përfshirë në strukturat e larta të PS-së pas largimit të tij nga LSI-ja dhe rikthimit në PS duke i sjellë dhe fitoren e Himarës, që në zgjedhjet e 14 majit 2023 ishte marrë nga kandidati i koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri. Teksa, në listën me 14 emra që do të votohet nga Asambleja, nga e cila do të përzgjidhen 10, vihet re përfshirja e ministrave të rinj të kabinetit. Sa i takon Belinda Ballukut dhe Ogerta Manastirliut, ata hyjnë automatikisht pasi janë drejtues të qarqeve dhe nuk i nënshtrohen votës së Asamblesë socialiste.

Të fundit

Fiorentina tregon forcën në “Artemio Franchi”, “Violët” mposhtin edhe Milanin

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A. Një pjesë e parë...

Garderoba ideale e gruas ka vetëm 20 veshje dhe janë këto

Në një botë të dominuar nga moda e shpejtë dhe TikTok po nxjerr vazhdimisht në pah tendencat dhe mikrotrendet, garderoba me kapsula minimaliste është...

Këto janë lëngjet që përmbajnë më shumë vitaminë C

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi...

Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Kur bëhet fjalë për mendimin e të tjerëve, ka pak shenja të horoskopit që e vrasin mendjen për atë se çfarë të tjerët mendojnë,...

Këta faktorë befasues po ju plakin fshehurazi më shpejt

Cigaret, alkooli dhe mungesa e gjumit mund t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër. Megjithatë, disa faktorë më pak të njohur...

Lajme të tjera

Web TV