Ndoshta tashmë e dini se të mbroni shëndetin e zemrës kërkon të ushqeheni mirë, të ushtroheni dhe të kontrolloni faktorët e njohur të rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Por a e dini se truri juaj luan gjithashtu një rol të rëndësishëm edhe në shëndetin e zemrës?
Vitet e fundit, studiuesit kanë gjetur gjithnjë e më shumë lidhje midis shëndetit të dobët mendor dhe rritjes së rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Përveç kësaj, disa probleme që ndikojnë në shëndetin mendor dhe disa çrregullime të shëndetit mendor, mund të shkaktojnë gjithashtu ndryshime fizike që mund të shtojnë rreziqet e sëmundjeve të zemrës.
Në këtë artikull niiheni se si ndikon shëndeti mendor në shëndetin e zemrës dhe si t’i kujdeseni për këto organe që luajnë rol kyç në mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Stresi
Stresi në periudhë afatgjatë mund të rrisë presionin e gjakut, të zvogëlojë rrjedhën e gjakut në zemër, të ulë aftësinë pompuese të zemrës, të shkaktojë ritme jonormale të pompimit dhe të aktivizojë sistemin e koagulimit të gjakut dhe përgjigjen e tij inflamatore.
Përvojat traumatike të fëmijërisë
Përvojat traumatike të kaluara gjatë fëmijërisë, të tilla si abuzimi fizik, seksual, emocional, neglizhenca e prindërve ose dhuna në shtëpi, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sjelljeve të dëmshme për shëndetin, siç janë përdorimi i substancave të dëmshme për organizmin.
Një studim i vitit 2020 ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se të rriturit që patën përjetuar disa ngjarje traumatike gjatë fëmijërisë, ishin më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Depresioni
Marrëdhënia midis depresionit dhe sëmundjeve të zemrës është një rrugë e dyanshme.
Sipas ekspertëve, depresioni mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare.
Studime të tjera tregojnë se njerëzit që tashmë kanë sëmundje kardivaskulare, kanë tre herë më shumë gjasa të jenë në depresion sesa njerëzit e tjerë.
Dhe depresioni është një faktor rreziku për një sulm të mëvonshëm në zemër tek njerëzit që e kanë kaluar një të tillë.
Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, sepse njerëzit që janë në depresion kanë më pak gjasa të lënë duhanin, të marrin medikamentet e caktuara nga mjeku ose të kryejnë aktivitet fizik edhe pas një sulmi kardiak.
Zemërimi
Sipas një hulumtimi, njerëzit të cilët zakonisht janë të zemëruar kanë dy deri në tre herë më shumë gjasa të pësojnë një sulm në zemër.
Izolimi social
Sipas hulumtimeve të viteve të fundit, njerëzit që jetojnë vetëm kanë shumë më shumë gjasa të pësojnë një sulm në zemër ose të humbasin jetën papritur nga një i tillë.
Nga ana tjetër, njerëzit me një rrjet miqsh të mirë, kanë edhe një shëndet më të mirë të zemrës dhe mendor.
Si të kujdeseni për shëndetit e trurit dhe zemrës?
Nëse jeni duke luftuar me ndonjë nga problemet e shëndetit mendor ka gjëra që mund të bëni për ta përmirësuar atë dhe potencialisht edhe shëndetin e zemrës tuaj.
Këshillohuni me një profesionist – Një specialist i shëndetit mendor mund t’ju ndihmojë të përballeni me shumë sfida, duke përfshirë edhe traumat nga e kaluara.
Bëni përmirësime në stilin e jetesës – Të bësh ndryshime të vogla për të përmirësuar shëndetin, si konsumi i më shumë frutave dhe perimeve ose ecja mund t’ju ndihmojnë vërtetë!
Mundohuni të bëni aktivitete fizike që ju pëlqejnë dhe që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar.
Mbani trurin aktiv – Aktivitetet që stimulojnë trurin mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor.
Reduktoni stresin – Edhe pse është një sfidë e vërtetë, një strategji që mund t’ju ndihmojë është meditimi, i cili inkurajon vetëdijen dhe fokusimin në të tashmen.
Ushtrimet e rregullta, një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojnë gjithashtu në mbajtjen nën kontroll të niveleve të stresit. S.B