Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht. Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.
Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që është hallka e fundit e ankimimit për rezultatin zgjedhor, i hapet rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak.
Në zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Vangjel Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria./kb