Jennifer Lopez po vazhdon jetën pas ndarjes nga Ben Affleck dhe ka vendosur të heqë tatuazhin që bënë së bashku gjatë fejesës së tyre. Tatuazhi, që ishte simbol i lidhjes së tyre, është zhdukur, dhe kjo është vënë re gjatë muajve të fundit, ndërsa ata po kalojnë procesin e divorcit.
Në premierën e filmit ‘Unstoppable’ gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024, Lopez u shfaq me një fustan të mahnitshëm që tërhoqi vëmendjen e fansave. Por ajo që disa prej tyre vunë re, ishte mungesa e tatuazhit në brinjët e saj, që dikur simbolizonte fejesën e saj me Affleck.
Çifti kishte bërë tatuazhe të njëjta në vitin 2023 për të festuar fejesën e tyre, por tani duket se Lopez e ka hequr tatuazhin, duke fshirë edhe fizikisht këtë kujtim.
Në fillim, kur e bëri tatuazhin, Jennifer ndau momente romantike në Instagram, duke shkruar “Gëzuar Shën Valentinin, dashuria ime”. Megjithatë, data e ndarjes së tyre është regjistruar më 26 prill 2024, dhe sipas raportimeve nga In Touch, divorci ishte i pashmangshëm.
Një burim pranë çiftit deklaroi se Affleck tani është fokusuar te puna dhe fëmijët e tij. “Ben nuk ishte fajtori për problemet e tyre,” u tha në raportim. “Ai tashmë është larguar nga shtëpia dhe ka shumë mundësi që ata të shesin shtëpinë e ëndrrave që kërkuan për dy vite. Ata kurrë nuk do të ndalojnë së dashuruari njëri-tjetrin, por nuk mundën të ndryshojnë njëri-tjetrin. Kjo lidhje nuk mund të zgjaste.”/E.Ç