Një poster gjigant është vendosur në hyrje të restorantit ku Kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e Partisë Socialiste këtë të premte.
Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin, ndërsa poshtë është shkruar “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”.
Sipas agjendës së takimit, do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse. Mësohet se synimi i kësaj mbledhjeje do të jetë realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme.
Burime për bëjnë të ditur se fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i tyre në terren. / S.M