Një nga ‘bodybuilder’ më të njohur në botë” Illia Yefimchyk i njohur ndryshe si Ilia Golem ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
I riu nga Bjellorusia pësoi një atak në zemër teksa ndodhej në shtëpi.
Sipas La Repubblica ai ka vdekur të premten e 6 shtatorit, por lajmi u bë i ditur vetëm tani.
I njohur ndryshe si “Mutanti, 36 vjeçari ishte mjaft viral në rrjetet sociale për fizikun, peshën e tij, 150kg dhe për konsumimin e 16 mijë kalorive në ditë.
Ndërkohë pritet autopsia për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./E.T