Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, arriti të fitonte çmimin për artisten më të mirë në historinë e ceremonisë, duke vendosur një rekord të ri. Ajo mori shtatë çmime, përfshirë dy të parat: për artisten dhe videon e vitit.
Swift, e cila është një yll global i muzikës, tani ka 30 çmime MTV, duke kaluar Beyoncé-n si fituesja më e madhe e këtij eventi.
Në fjalimin e saj, ajo inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të zhvillohen muajin e ardhshëm, vetëm një ditë pasi kishte shprehur mbështetje për kandidaten demokrate Kamala Harris./E.Ç