Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka nisur të njoftojë masat që do të marrë Serbia lidhur me situatën në Kosovë.
Ai theksoi se Beogradi është gjithmonë i hapur për dialog me Prishtinën dhe se ai është i gatshëm të shkojë në Bruksel për të vazhduar dialogun me Kurtin, por se Serbia nuk do të lejojë persekutimin e popullatës së saj.
“Sot Serbia është në një situatë të vështirë juridiko-politike sa i përket Kosovës, ekonomikisht shumë e mirë, ndoshta edhe e shkëlqyer. Ajo që mbetet pika jonë më e dhimbshme është Kosova”, shtoi presidenti serb. S.B