Fero ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish bashkëshortes, Arbenita Ismajli, me të cilën ka vajzën Nina. Në emisionin “Kosova today” ai tha se ish-partnerja e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejën e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të.
“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As Prokuroria e as Policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejën time”, tha ai./E.Ç