Një nga ikonat e futbollit italian, Totò Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Sipas mediave italiane, ai vuante prej kohësh nga kanceri i zorrës së trashë dhe ishte operuar dy herë.
Totò Schillaci e nisi karrierën e tij te qyteti i lindjes, Palermo, ndërsa më pas kaloi tek Interi e Juventusi. Toto luajti në total në 120 ndeshje në Serie A, ku realizoi 37 gola, 105 ndeshje në Serie B me 39 gola të realizuar. Megjithatë, ai u bë i famshëm me kombëtaren italiane në Botërorin e vitit 1990, ku u shpall lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë me 6 gola edhe pse Italia u eliminua në gjysmëfinale.
Ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole./e.t