Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe. Në një intervistë për Ballkan Insight, i dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin paralajmëroi se Kosova rrezikon izolim më të thellë. “Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon të ndalojë importet serbe”.
Më 5 shtator, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Sarrazin, në vizitën e tij të dytë në Kosovë brenda një afati të shkurtër kohor, i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të heqë ndalimin e vendosur në qershor 2023 për importin e produkteve të vendit. Origjina serbe, për të cilën Sarrazin thotë se po bllokon tregtinë e lirë në rajon dhe po
pengon CEFTA-n. “Në këmbim të heqjes së ndalimit, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA-s nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, por do të përfaqësohej vetë”.
Megjithatë, sipas tij emri i saj do të shkruhej si Kosovë*, që të çonte në një fusnotë ku thuhet se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur përfundimisht sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke reflektuar refuzimin e Serbisë për ta njohur atë si shtet të pavarur. Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka bërë ndonjë lëvizje pas këtyre deklaratave. nuk ka lëvizur. Vetëm se të premten përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, Qeveria tha se po punon për zhbllokimin e CEFTA-s. “Në drekën e ftuar dje nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti ka shprehur angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadër të këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë theksoi
rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në Berlin dhe Tiranë” tha Kryeziu.
Kurse, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke
qortuar kërkesat e artikuluara – dhe paralajmërimet e dhëna – nga emisari gjerman për
rajonin, Manuel Sarrazanin, tha se janë dy gjëra që nuk lidhen me njëra tjetrën.
“Tash në aspektin e sigurisë po ndërlidhet çështja me elementin tregtar, janë dy elemente
të cilat nuk lidhen njëra me tjetrën”.
Kusari-Lila para gazetarëve në këtë dritë hodhi akuza se Gjermania nuk bën që të vendos “gjithmonë standarde më të rënduara” për Kosovën dhe se duhet parë te BosnjeHercegovina e cila nuk e ka zbatuar marrëveshjen për lëvizje të lirë në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Pas kidnapimit të tre policëve me 14 qershor 2023 Kosova ka vendosur bllokim të produkteve serbe për arsye të sigurisë. Lëvizja e cila ka ndodhur në kufirin verior të Kosovës, ka prezantuar rrezik të sigurisë, kontrabandës dhe mundësi tjera të shkeljes së sovranitetit. Nuk kanë qenë çështje tregtare, por çështje të sigurisë. Çështjen e bllokimit të CEFTA-së nga ana kosovare, Kusari-Lila tha se “në njëfarë mënyre po e ndërlidhin me Procesin e Berlinit”.
“Kërkojmë që standarde të njëjta të aplikohen për to, të mbajnë përgjegjësi të gjitha shtetet, e jo gjithmonë që të ketë standarde më të rënduara për Kosovën”.
Megjithatë, Kusari-Lila e la të hapur mundësinë e heqjes së ndalesës së mallrave serbe, për çka tha se janë në pritje të skanerëve kufitarë. Kosova rrezikon të mos e gëzojë edhe fondin 6 miliardësh – Plani i Rritjes – që BE ndan për rajonin në formë grantesh dhe kredish të buta: e nga ku për Kosovën supozohet të jenë diku një miliardë.
Për Kosovën pjesëmarrja në Fondit e Rritjes që herët ishte thënë se kushtëzohet me heqjen e ndalesës së mallrave serbe, si dhe “qasjen konstruktive në dialog” gjë që do të vlerësohej ose jo përmes një raportimi të Fascilituesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi,
Miroslav Lajçak; ndërsa ky i fundit nuk ka pasur gjë të të mirë për të thënë në këtë drejtim.