Shpallet në sheshin Tien An Men të Pekinit, Republika Popullore e Kinës. Pas një lufte të përgjakshme civile 4 vjeçare, udhëheqësi komunist kinez Mao Ce Dun nëpërmjet një rezolute të mbajtur para Komitetit Qëndror të PKK-së, deklaron krijimin e Republikës Popullore si forma e vetme udhëheqëse kushtetuese e Kinës në 70 vitet e ardhshme…
…Në fillim të shekullit XX, Kina pësoi ndryshime të mëdha politike dhe sociale. Kina luftoi Luftën e Dytë Botërore dhe kishte një rol të rëndësishëm në rezistencën kundër forcave japoneze. Lufta fillimisht shpërtheu në Kinë më 1937, kur Japonia pushtoi pjesën veriore të vendit. Kina u përball me një luftë të gjatë dhe të dhimbshme, ku forcat kineze dhe komuniste bashkëpunuan për të luftuar kundër pushtuesve japonezë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Kina fitoi, por pas konfliktit, vendi u përball me një tjetër sfidë të madhe, Luftën Civile Kineze.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Kina përballej me një konflikt të brendshëm midis Forcave Revolucionare të Komunistëve Kinezë, të udhëhequr nga Mao Ce Dun, dhe Forcave Nacionaliste të Kuomitangut, të udhëhequr nga Chiang Kai-shek. Konflikti zgjati për disa vite dhe u shoqërua me luftëra të ashpra dhe përplasje politike. Në vitin 1949, Komunistët Kinezë fituan Luftën Civile dhe shpallën themelimin e Republikës Popullore të Kinës, me Mao Ce Dun si udhëheqës.
Pas ardhjes në pushtet të Mao Ce Dun-it, Kina kaloi nën një regjim komunist dhe përjetoi ndryshime të mëdha politike dhe sociale. Regjimi i Mao-s zhvilloi një politikë ekonomike dhe sociale të quajtur “Revolucion Kulturor”, e cila synonte të shkatërronte strukturat tradicionale dhe të krijojë një shoqëri socialiste. Megjithatë, kjo periudhë u shoqërua me shumë sfida dhe tragjedi, përfshirë “Lëvizjen e Madhe përpara” dhe “Revolucionin Kulturor”, që shkaktuan dëmtime të mëdha në ekonomi dhe shoqëri.
Pas vdekjes së Mao Ce Dun-it në vitin 1976, në pushtet erdhi Ten Siao Pin, i cili kreu një ndryshim të rëndësishëm në politikën dhe ekonominë kineze.
Në dhjetor të vitit l978, në plenumin e 3-të të KQ të zgjedhur në kongresin e ll-të të PK të Kinës, politika e reformës dhe e hapjes e Kinës, e parashtruar nga Ten Siao Pini, u përcaktua si programi politik i Partisë në fuqi. Qysh nga ajo kohë, Kina filloi ” epokën e Ten Siao Pinit ” të reformës e hapjes dhe të ndërtimit të modernizimeve. Profesori i Institutit Kërkimor të Kinës së Sotme pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Sun Xue Ven i tha korrespondentit: ” Pas plenumit të tretë të KQ të zgjedhur në kongresin e ll-të të PK të Kinës, Ten Siao Pini mori gradualisht në dorë udhëheqjen e PK të Kinës dhe filloi të planifikonte reformën e hapjen. Reforma e hapja janë karakteristikat më të theksuara të epokës së Ten Siao Pinit. Reformë do të thotë reformimi i sistemit administrativ ekonomik, ndërsa hapje do të thotë kalim nga kontakte të pakta me vende të huaja në hapje ndaj botës së jashtme “. Ten Siao Pini e vuri theksin e reformës në fshat, sepse fshatarët përbëjnë 80% të popullsisë së Kinës, problemi i ushqimit dhe i veshmbathjes së fshatarëve ka lidhje të drejtëpërdrejtë me stabilitetin e gjatë të shoqërisë kineze. Në vitin l978, Ten Siao Pini bëri për herë të parë në fshat një reformë me rëndësi revolucionare duke ua dhënë me kontratë tokën fshatarëve. Kjo masë e rëndësishme e nxiti së tepërmi inisiativën e masës së qindra milionëshe të fshatarëve kinezë.