Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se gjatë takimit me ambasadorin Reinout Vos ka diskutuar mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve si dhe mbështetjen ndaj proceseve integruese të Shipërsë.
Postimi i plotë i ministrit Balla:
🇦🇱🤝🇳🇱 U takova sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos me të cilin biseduam mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve tona dhe mbështetjen në proceset integruese të Shipërisë. Vlerësojmë mbështjen e 🇳🇱 në proceset demokratike dhe reformat e rëndësishme.