Mjaltë me kanellë/ Si të bëni vetë antibiotikun natyral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore.

Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mjalti është shumë i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral.

Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.

Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës.

Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për një gjumë të qetë dhe të patrazuar.

Kanella nga ana tjetër është një nga erëzat më mirëbërëse për njeriun.

Ajo është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut.

Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanella lufton mykun dhe bakteret dhe shmang infeksionet.

Përfitimet Që Mund Të Merrrni Nga Kombinimi I Kanellës Dhe Mjaltit

Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron shumë përfitime për organizmin.

Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve.

Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë,  si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Çaj Me Mjaltë Dhe Kanellë Për Shëndet Të Mirë

Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni të dyja dhe të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme.

Në një enë të vogël  përzieni një lugë çaji me kanellë, një lugë gjelle me mjaltë dhe, nëse dëshironi i shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Lexo edhe :  Pulsimi i veshëve, përse ndodh dhe si ta largoni

Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje.

Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin tuaj të preferuar dhe pasurojeni atë duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë.

Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje. S.B

Të fundit

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

Lajme të tjera

Web TV