Partia Demokratike ka protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji. Disa deputetë të PD-së janë përplasur ashpër në Parlament, ku nuk munguan edhe goditjet me mjete të forta drejt foltores, ndërsa më pas në shënjë revolte i vendosën zjarrin karrigeve në hyrje të Parlamentit. Deputetët e PD-së akuzuan kryeministrin Rama për ndikim në sistemin e drejtësisë për dënimin e Salianjit. Pas revoltës, Parlamenti rrethohet si “skenë krimi”.
Vetëm katër ditë pas dënimit me burg të deputetit të PD-së Ervin Salianji, opozita shqiptare ka reaguar me veprime drastike në Kuvend. Deputetët e opozitës, të revoltuar nga vendimi gjyqësor dhe akuzat për shkatërrim të pluralizmit, kanë vënë zjarrin karrigeve brenda Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të seancës plenare dhe tensione të mëdha. Ky incident vjen në një moment kritik për skenën politike të vendit, ku akuzat për shkelje të Kushtetutës dhe goditje të opozitës janë kthyer në çështje kryesore të diskursit politik. Dënimi me një vit burgim I deputetit opozitar Evin Salianji, i gjetur fajtor nga gjykata për “kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim”. Gjithçka lidhej me një audiopërgjim të publikuar nga PD dhe deputeti Salianji ku dyshohej se ishte përfshirë në afera të trafikut të drogës, Agron (Geron) Xhafaj, vëllai I ish-ministrit të Brendshëm të kohës Fatmir Xhafaj. Pas atij publikimi të audiopërgjimit Agron Xahafaj u largua drejt Italisë për të kryer dënimin për trafik droge, ndërsa Salianji u denocua në gjykatë për “kallëzim të rremë”. Pas gjashtë vitesh gjyqësori vendosi dënimin e tij, por që tashmë ka shkaktar revoltë të opozitës. Opozita ka thirrur protestë kombëtare më datë 7, por dje në sallën e Parlamentit nisën vetë deputetët “revoltën e parë”. Pasi lëshuan akuza dhe mjete të forta drejt foltores së kuvendit dhe përplasjeve fizike me punonjës të gardës disa deputetë të PD-së në shenjë revolte morën karrigët nga salla duke I grumbulluar në hurje të Kuvendit dhe më pas i vunë zjarrin. Situata ishte mjaft e tensionuar dhe u desh ndërhyrja e disa punonjësve të gardës që të stabilizohet disi gjendja. Deputetët demokrat e kanë quajtur zjarrin që ju është vennosur karrigeve si “Shkëndija e parë e një proteste më të madhe”. Sipas deklaratave të deputetëve të opozitës, ky akt i paprecedentë është vetëm fillimi i një valë protestash dhe aksionesh më të ashpra. Deputetët dolën jashtë sallës së Kuvendit, ku i drejtuan mesazhe të ashpra gazetarëve dhe publikut, duke deklaruar se kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Ata theksuan se ky është një akt proteste kundër “djegies së Kushtetutës” dhe tentativës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Agron Gjekmarkaj, një nga zërat kryesorë që kanë mbetur në Partinë Demokratike deklaroi: “Nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë pluralizmin. Nuk e pranojmë planin ogurzi për shkatërrimin e opozitës, që ka filluar me goditjen e Sali Berishës. Të hënën shqiptarët do të jenë në rrugët e Tiranës për të mbrojtur pluralizmin”. Ndërkohë, deputetja Dhurata Çupi, e cila ka qenë një kritikë e fortë e qeverisë, përdori një gjuhë edhe më të ashpër duke akuzuar kryeministrin për shkatërrim të vendit. “Ju patë këtë pamje, atë të cilën e detyroi Edi Rama, i cili ka djegur Shqipërinë, Gjykatën Kushtetuese, ka shitur Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën. Të hënën jemi të gjithë në shesh,” tha ajo, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestat që pritet të zhvillohen çdo të hënë dhe të enjte. Nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula i dha një ton më dramatik situatës, duke paralajmëruar një protestë të madhe kombëtare. “Jemi të vendosur, duke lënë ndasitë mënjanë. E gjithë opozita dhe çdo qytetar shqiptar do të jetë në Tiranë për protestën më të madhe në këto 34 vite. Pika e fundit e ujit ishte dënimi i Ervin Salianjit,” deklaroi Sula, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj proteste për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin.
Shkulen mikrofonat
Seanca e parë plenare pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, ka nisur me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë djegur karriget e tyre. Pasi i nxorën ato fillimisht jashtë dyerve të Kuvendit, ata i hodhën lëndë djegëse dhe i vendosën flakën. Përveç tymit e flakës në ambientet e jashtme, klima e tensionuar ka mbizotëruar edhe në sallë, aq sa ka shkuar edhe në përplasje fizike mes Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetit socialist Petro Koçi. Gjithçka ka nisur në momentin kur Koçi po fliste nga vendi. Noka ka nxituar drejt ulëses së deputetit socialist, duke shtyrë njërin prej gardistëve që tentoi ta ndalte dhe më pas ka shkulur me forcë e dhunë mikrofonin e Koçit. Pas kësaj ka pasur një përplasje të ashpër verbale dhe me duar mes të dyve, ndërsa në konflikt janë bërë pjesë edhe Bledion Nallbati e Lefter Gështenja.Pas incidentit me Koçin, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u ka tërhequr vëmendjen deputetëve demokratë duke u kërkuar të mos pengojnë punimet e Kuvendit dhe ka njoftuar përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca.
Përjashtimi i Nokës
Pas tensioneve të ashpra në parlament dhe përjashtimit nga seanca e sotme, deputeti demokrat Flamur Noka e përshkroi situatën si një luftë të hapur mes qeverisë dhe opozitës. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi, Noka theksoi se opozita është në ballë të një aksioni të pandalshëm kundër asaj që ai e cilëson “regjim” të Edi Ramës. Sipas Nokës, për tre vjet me radhë, kryeministri Rama ka bërë gjithçka për të dobësuar dhe shkatërruar opozitën, duke përdorur burgosjen dhe kërcënimet si mjetet e tij kryesore për të mbajtur kontrollin. “Rama duke sulmuar opozitën i ka vënë flakën demokracisë dhe po përpiqet t’i vërë flakën edhe Shqipërisë për interesat e tij,” tha ai. Noka akuzoi Ramën për përdorimin e drejtësisë si një armë politike, duke përmendur arrestimet e liderëve opozitarë dhe së fundmi dënimin e Ervin Salianjit. “Ai kërcënon me burg çdo kundërshtar, siç ka burgosur Fredi Belerin dhe tani Salianjin. Rama shikon si zgjidhje vetëm kërcënimin me burg për këdo që i nxjerr në pah të vërtetat,” tha Noka. Në vijim të deklaratës së tij, Noka paralajmëroi se situata e tensionuar në Kuvend do të përsëritet edhe në seancën e së enjtes, pasi opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga aksioni kundër qeverisë. Ai tha se zgjidhja e vetme për të kapërcyer këtë krizë është krijimi i një qeverie teknike, duke refuzuar çdo kompromis me atë që ai e quajti “narko-qeveri”.“Sot është momenti për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe pluralizmin. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë, dhe jo një qeveri që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ne nuk do të tërhiqemi, të hënën në 7 tetor do të jemi të gjithë në shesh,” theksoi Noka. Seanca parlamentare e djeshme, e cila nisi nën tensione pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, përfundoi me ndërprerje 20 minuta pas fillimit.