Kryeministri Edi Rama vijon që të tregojë bukuritë e pazbuluara të Shqipërisë. Këtë herë ka postuar pamje nga stanet e Murgës në fshatin ku shihen shpate të gjelbëruara sipër liqenit të Komanit.
Stanet e Murgës në fshatin Buzhale të Pukës ofrojnë një pamje mbresëlënëse me bukuri të veçanta natyrore. Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka. Kjo hapësirë është tepër tërheqëse për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj.
Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, mund të shijohet liqeni i Komanit në një tjetër këndvështrim.
“Maja e Murgës”, 20 km nga Puka, në 600 metra lartësi mbi nivelin e detit frekuentohet vazhdimisht nga turistë vendas e të huaj.