Policia ka proceduar penalisht deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan ditën e djeshme kaos në Parlament dhe dogjën karriget.
Mes deputetëve të proceduar është edhe Monika Kryemadhi, e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale si reagim për këtë çështje.
Kryemadhi “i ka vënë flakën rrjetit”, pasi shfaqet duke kërcyer buzë pishinës, në banesën e saj.
“Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkruan deputetja.
Ky status i Kryemadhit duket edhe si një sfidë për autoritetet./ CNA