Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Seanca ndaj Mediut, avokatët kundër ekspertëve: U kanë lënë pataten e nxehtë në dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar pas tre orësh seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Gërdeci”.
Avokatët e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu kërkuan riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostos për demontimin në fabrikën e Poliçanit.
Teksa Gjykata do shprehet lidhur me këtë kërkesë në seancën e radhës që pritet të zhvillohet më 9 tetor në orën 09:00.

Avokatët e Mediut kanë deklaruar kundërshtimet e tyre për raportin e ekspertëve.

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.
Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.
Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.
Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar. Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin”, ka deklaruar avokati.

Sipas tij, gati 80% e pyetjeve të shtruara nga pala mbrojtëse, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Lexo edhe :  Dosja e 21 janarit/ Thërritet në SPAK gazetari Artan Hoxha

“Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.
A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, që u la në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori.
Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin.
Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre. Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë”, tha avokati.

Po kështu ata thanë se ndërmarrja MEICO, konsiderohet si palë e tretë.
“Ekspertët nuk e kanë të qartë se çfarë është ndërmarrja, ose nuk kanë dashur ta kenë të qartë. As e kanë idenë që është ndërmarrje e Ministrisë se Mbrojtjes.
Është e rëndësishme që interesat u bashkuan mes shtetit shqiptar dhe procesit të demontimit për hir të anëtarësimit në NATO.
Ç’punë kanë ekspertët ekonomiko financiar të dalin në konkluzione të tilla për përgjegjësi juridike. Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë”, u shprehën avokatët. S.B

Të fundit

Fiorentina tregon forcën në “Artemio Franchi”, “Violët” mposhtin edhe Milanin

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A. Një pjesë e parë...

Garderoba ideale e gruas ka vetëm 20 veshje dhe janë këto

Në një botë të dominuar nga moda e shpejtë dhe TikTok po nxjerr vazhdimisht në pah tendencat dhe mikrotrendet, garderoba me kapsula minimaliste është...

Këto janë lëngjet që përmbajnë më shumë vitaminë C

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi...

Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Kur bëhet fjalë për mendimin e të tjerëve, ka pak shenja të horoskopit që e vrasin mendjen për atë se çfarë të tjerët mendojnë,...

Këta faktorë befasues po ju plakin fshehurazi më shpejt

Cigaret, alkooli dhe mungesa e gjumit mund t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër. Megjithatë, disa faktorë më pak të njohur...

Lajme të tjera

Web TV