Katër institucione të drejtësisë së re refuzojnë “Komisionin Xafaj” në Parlament. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe ILD deklaruan zyrtarisht se nuk do të marrin pjesë në këtë nismë që deri më tani pëbëhet vetëm nga deputetë të mazhorancës. Dyshime se janë koordinuar edhe me faktorin ndërkombëtar për të mos u bërë pjesë e këtij komisioni, i cili mund të synojë zvogëlimin e kompetencave të drejtësisë së re nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe një lloj kontrolli politik mbi të.
Të gjithë në bllok, katër institucione të drejtësisë së re, si Gjykata Kushtetuese, Prokuroria Speciale SPAK, Gjykata e Lartë dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë refuzuan të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në “Komisioni për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Ky komision drejtohet nga depouteti socialist Fatmir Xhafaj dhe zyrtarisht nga kreu i qeverisë u tha se synimi ishte përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian përmes koordinimit të mëtejshëm mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Megjithatë, ky komision u bë shpejt objekt kritikash nga shumë vëzhgues, të cilët ngritën alarmin për një përpjekje të mundshme për të kapur drejtësinë dhe për të neutralizuar pavarësinë e institucioneve si SPAK. Në maj, diplomatë të vendeve perëndimore dolën me deklarata të koordinuara, ku theksuan se “reforma në drejtësi nuk duhet të preket,” duke nënkuptuar një shqetësim për këto lëvizje të reja politike. Pavarësisht këtij qëndrimi, ambasadat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të dërgonin përfaqësuesit e tyre në komisionin e veçantë parlamentar, duke sugjeruar mbështetje për punën e tij. Por ndërsa komisioni sot përbëhet vetëm nga deputetë socialistë pa opozitën dhe vëzhgues nga ambasadat, vjen një reagim që pak pritej. Gjykata Kushtetuese ishte e para që reagoi përmes kryetares së saj, Holta Zaçaj, e cila konfirmoi se institucioni nuk do të marrë pjesë në mbledhje, duke theksuar se “Ne nuk marrim pjesë në aktivitete ligjbërëse” dhe duke refuzuar të dërgojë ekspertë ose përfaqësues. Këtë qëndrim e pasoi SPAK, i cili me një komunikatë zyrtare bëri me dije se të gjithë prokurorët unanimisht vendosën për mospjesëmarrje, me arsyetimin se “tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave dhe nevojave për ndryshime ligjore.” Gjykata e Lartë, përmes një letre të kryetarit të saj, Sokol Sadushi, gjithashtu refuzoi ftesën, duke theksuar mospërputhjen e funksionit të gjyqtarit me rolin që i ishte propozuar në komision. Ndryshe nga kolegët e tij, Sadushi pranoi të caktonte tre këshilltarë për të marrë pjesë, një gjest që e lehtësoi pak situatën. Po të njëjtin qëndrim mbajti edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD), duke refuzuar pjesëmarrjen.
Dyshime për “rikapje” të institucioneve të drejtësië
Kreu I këtij komisioni Fatmir Xahafaj ka qenë drejtuesi I reformës në drejtësi, ku në vitin 2016, deputetë të 140 deputetët votuan pro reformës. Më pas ligjet mbështetëse për krijimin e institucioneve të reja u bënë vetëm nga mazhoranca dhe opozita akuzon prej vitesh se drejtësia e re është e kapur nga qeveria. Pavarësisht deklaratave politike, veçanërisht dy instituecione si Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë dhënë shenja serioze se kanë goditur në nivel të lartë politik. Dyshimet janë se nëpërmjet “Reformës 2 Xhafa”, qëllimi është të zvogëlohen kompetencat e SPAK me disa ndryshime ligjore dhe njohësisht këtë institucion të mos e lerë “tërësisht të pavaruar”, duke i vendosur disa barriera për llogaridhënie para organit legjislativ, Parlamentit. Tashmë është e qartë se si përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së ashtu edhe të BE-së kanë ndikimin e tyre të fortë në institucionet e drejtësisë së re. Mirëpo mosjesëmarrja në këtë “komision politik” tërësisht I kontrolluar nga mazhoranca është një tregues mbi dyshimet se nëpërmjet reformave ligjore duke u “fshehur” pas çështjes së intgrimit politika qeverisëse sot dhe ajo që do jetë në vijim të ketë një kontroll domethenës tek institucionet e drejtësisë që në situate të ndryshme ta mbajë në fre./e.t