Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu keqardhjen e ti për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje-Hercegovinë.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë. I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!
Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore”, u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën X.
Bosnje-Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit.
Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë./E.T