Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Për njerëzit, është e fiksuar ideja se “më keq se 14 shtator 1998”, s’e bën dot…

Fabula e masave sekrete për të ashtuquajturën “kryengritje të 7 tetorit” nuk është gjë tjetër veçse një rrjedhojë e qartë e frustrimit politik që ka opozita e Sali Berishës.

Pavarësisht teorive konspiracioniste të paneleve të darkës, për çdo qytetar të vëmendshëm me zhvillimet politike në vend, përgjigja apo kërkimi i saj si një rebus fjalëkryqi, nuk e lodh shumë.

Pasi, është e qartë se si veprim politik apo organizim, grupimi që ka drejtuar Sali Berisha ka qenë paramilitar në të gjithë udhëtimin e tij si lider historik i PD-së.

Edhe zgjedhja e 7 tetorit, që ka rastisur me masakrën e para një viti të Hamasit, për shumë vetë ka krijuar bindjen që së paku, ka një alkimi telepatike. Sepse çdo herë, kur Berisha ka kërcënuar për një reprezalje me “protestat” e tij, rezultatet janë pritur si të rënda.

Deri aty kur u qëllua kryeministria me antitank, u pushtua Kuvendi, RTSH, e u grabitën njësitë tregtare të të gjithë bulevardit që nuk kishin roje.

Pra, për njerëzit, është e fiksuar ideja se “më keq se 14 shtator 1998”, s’e bën dot. Kjo sepse publiku i ka parë të gjitha aksionet. Kur është në opozitë djeg me benzinë, gjuan me molotov, thyen selitë qeveritare dhe kërkon “qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme”. Ndaj dhe po përdoret strategjia e “fshehjes së skenarit” për të krijuar vetë njerëzit ide kreative deri të hënën. Pra të shfrenojnë fantazinë e tyre me skenare paralele të qametit të 7 tetorit.

Normalisht, një opozitë, apo edhe çdo organizatë politike apo e shoqërisë civile, përpara një proteste të paralajmëruar bën publike idenë e saj për planin e protestës, në mënyrë që njerëzit të krijojnë një impakt me këtë demonstrim.

Një impakt që mund të çojë edhe me përfaqësimin e kauzës, apo së paku respektimin e saj. Në çdo kryeqytet të Europës, çdo ditë që nga e hëna deri në të diel, ka protesta pa fund. Protesta të shumë grupeve politike apo civile, për çështje të ndryshme. Ajo që PD-ja e quan “Mosbindje Civile” ka qenë një armë politike e shumë grupeve në kontinent.

Radikalët e Marco Panella-s dhe Emma Boninos, janë nga më të famshmit në Europë, në përdorimin e praktikave gandiste paqësore. Dhe duhet pasur parasysh se radikalët nuk kanë qenë kurrë një grup militantësh masivë. Madje kanë qenë pak, shpesh edhe shumë pak. Por me insistim dhe një ide të qartë kanë udhëhequr beteja të mëdha, që u kthyen më pas në betejat e qytetërimit.

Lexo edhe :  Përse Berisha nuk e shpjegon dot me patriotizëm 'non grata'-n e vet dhe të familjes

E drejta e abortit, por edhe divorcit, në një Itali konservatore janë udhëhequr pikërisht nga “mosbindja civile” që konsistonte në demonstrime në rrugë, në media, apo edhe greva urie e etje, apo të tjera të tilla.

Mosbindje civile me gjysma tullash apo me shishe benzine, sikur kërcet. Kjo e dyta nuk është gjë tjetër veçse një metodë që e përdorin grupet paramilitare. Si për shembull Hamasi apo Hezbullahu, që sot janë më të njohura.

Por nuk është vetëm benzina e gjysmat e tullave mjet politik paramilitar, por edhe sulmi i të gjithë atyre që nuk e mendojnë si këta, apo mendojnë e thonë diçka tjetër. E përdoret sulmi ndaj gazetarëve që shkruajnë për “Partizanin” apo “21 janarin”, siç Berisha bëri mbrëmë nga ballkoni. Për të nxitur një efekt domino nga ndjekësit, nëpër rrjete sociale apo media online.

Dhuna e kësaj gjuhe, që natyrisht janë shpifje, ndaj ambasadorëve të Perëndimit apo gazetarëve që kritikojnë PD-në, është një nga armët kryesore që është përdorur ndër vite. Kush ka kujtesë e kupton shumë qartë dhe e dallon se për çfarë bëhet fjalë. Ka qenë një gazetar që sot nuk jeton më, Andrea Stefani, i cili ishte analist i njohur në median e shkruar dhe televizion.

Andrea, ishte mishërimi i qytetarisë, etikës dhe njerzillëkut. Në daljet e tij në panele, kurrë nuk tha një sharje, fjalë të rëndë, apo broçkull. Apo qoftë ngritje zëri. Andrea thjesht përdorte logjikën për të shprehur mendimet e tij. A i mbani mend ç’i bënë Andreas së ndjerë në rrjete dhe mediat e tyre, kur portalet dhe rrjetet i kanë të mbushur me bullizues që nxjerrin zjarr nga goja e tyre për njerëz që nuk i njohin fare. E pikërisht kjo është arma më e fortë e një grupi paramilitar, të cilën e njohim shumë mirë edhe në botë edhe tek ne.

Ndaj, “sekretet” e shpallura për 7 tetorin nuk i bëjnë përshtypje kujt. Sepse i kanë parë të gjitha…/    S.M

Të fundit

Gara për krerët e policisë në qarqe/“Ikin” Tonin Vocaj e Altin Qato, asnjë grua në listë

Dje Policia e Shtetit ka bërë publike një liste më 38 emra drejtuesish e garuesish, të cilët hynë në...

Algoritmet e AI nxisin robotin të marrë në pyetje, të zgjedhë dhe të marrë vendim

Algoritmet e AI nxisin robotin të marrë në pyetje, të zgjedhë dhe të marrë vendim për të krijuar një pikturë Caroline Davies Furça e mbërthyer fort...

Vepra e parë e artit e pikturuar nga roboti humanoid kushton 1 milion dollarë

Vepra e parë e artit e pikturuar nga roboti humanoid për t'u shitur në ankand kushton 1 milion dollarë Portreti i matematikanit anglez Alan Turing...

Becchetti korruptoi gjyqtarët për të fituar kundër Shqipërisë në Arbitrazh

Investigimi Becchetti korruptoi gjyqtarët për të fituar kundër Shqipërisë në Arbitrazh Një hetim i thelluar nga një kompani private e kontraktuar nga qeveria shqiptare sjell...

Rënia e Murit, të Berlinit dhe… Tiranës/ nga Leonard Veizi

Rënia e Murit, të Berlinit dhe... Tiranës Nga Leonard Veizi Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor të vitit 1989 mbetet një nga ngjarjet më...

Lajme të tjera

Web TV