E diela përkufizohet si një ditë relaksi dhe pushimi. Një ditë kur njerëzit pushojnë nga përditshmëria dhe kalojnë kohë për veten, të dashurit dhe aktivitetet që i kënaqin. Dhe ndërsa kjo duket krejtësisht e arsyeshme, realiteti është krejtësisht ndryshe. Një numër befasues njerëzish duket se e kalojnë të dielën e tyre plot ankth dhe shqetësim.
Pse po ndodh kjo?
Sipas një sondazhi të fundit amerikan, një person mesatar përjeton “Frika të së Dielës” , d.m.th. ndjenja ankthi ose shqetësimi për javën e ardhshme . Këto ndjenja priren të ndodhin rreth 36 herë në vit, që është pothuajse 9 muaj nga çdo vit. Kur qëllojnë? Rreth orës 15:54. të dielën pasdite.
Shifrat erdhën pasi një studim me 2000 të rritur zbuloi se ‘terrori i së dielës’ shpesh manifestohet si ankth (32%) ose frikë (17%) për javën në vazhdim. Shumë nga të anketuarit (23%) pranuan se është e vështirë të shijosh të dielën sepse janë të preokupuar me mendimet për javën e ardhshme në punë ose shkollë. K.B