Kryeministri Edi Rama në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, në Tiranë u shpreh se ditës së shumëpritur i erdhi fundi.
“Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimi të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë. Se harro dot se sa vullnet I mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre…’, tha ai./K.B