Kate Middleton është ende e zemëruar me Meghan Markle dhe Princin Harry pas intervistës së tyre me Oprah Winfrey, e cila dyshohet se ka shkaktuar dëme të mëdha në lidhjet e familjes mbretërore, sipas New York Post.
“Kate nuk po ndryshon mendjen e saj për ta. Ata kurrë nuk kërkuan falje për gënjeshtrat e tyre. Por është më e vështirë për William sepse Harry është vëllai i tij. Është një situatë e tmerrshme përreth. Kate mendon se Harry dhe veçanërisht Meghan i kanë bërë mjaftueshëm dëme familjes mbretërore dhe do të bëjnë edhe më shumë dëme nëse do të lejohen të kthehen”, tha një burim i brendshëm.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it u ulën me prezantuesin ikonë të TV në 2021 pasi njoftuan largimin e tyre nga familja mbretërore drejt Amerikës.
Kate Middleton do të rikthehet në publik shumë shpejt dhe sipas ekspertes së modës Rachel Thomson parashikoi se Kate Middleton do t’i rikthehet markave të saj të preferuara të veshjeve, pasi ajo do të bëjë dy paraqitje mbretërore. S.B