Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në një objekt kulti në Kosovë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në xhaminë e fshatit Siqevë të Prishtinës dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që ndodhej aty.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka nisur hetimet për rastin, por deri më tani nuk është përcaktuar vlera e parave të vjedhura. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar më shumë detaje rreth mënyrës se si është kryer vjedhja. Rasti mbetet nën hetim./ S.M