Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përfundimi i Samitit të Berlinit, ku është bërë edhe fotoja familjare. Në pamje duket që në një moment, kryeministri Rama tërheq kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban në një bisedë të shkurtër me Albin Kurtin.
Të tre kryeministrat shkëputen nga liderët e tjerë dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër me njëri-tjetrin.
Synimi i samiteve që mbahen në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat mbahen çdo vit, është që gradualisht ta afrojnë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut më pranë BE-së.
Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE. S.B