Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto gjatë samitit që po mbahet në Berlin. Rama ndodhet pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe ministren e jashtme gjermane
Gjatë hapjes së samitit të Procesit të Berlinit të hënën, 14.10. në Berlin, kancelari gjerman, Olaf Scholz lavdëroi përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal. Ai vuri theks të veçantë në kontributin e Kosovës dhe e përgëzoi për arritjet e fundit në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). “Dëshiroj të përgëzoj Kosovën për kontributin që ka dhënë së fundmi. Diplomacia e marrëveshjes së CEFTA-s është një arritje e madhe për bashkëpunimin rajonal”, theksoi Scholz./E.T