Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme para se të flini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e shëndetit mund të mos bien dakord për vlerat dhe kundërvlerat e produkteve të bylmetit apo kohës së duhur për aktivitet fizik.

Megjithatë, të gjithë njëzëri pranojnë se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Të bësh një sy gjumë nuk mjafton. Gjumi i mirë mbi 7 orë të jep qartësi në të menduar, reflekse të shpejta, humor të mirë dhe organizëm më në formë.

E megjithatë, gjumi nuk vjen sa hap e mbyll sytë dhe ata që arrijnë të flejnë menjëherë na duken si jashtëtokësorë.

Gjatë ditës, kur përballemi me dilemat e ushqyerjes, harrojmë të shqyrtojmë rolin e ushqimeve tek gjumi.

Fundja, gjatë ditës, ai na duket shumë i largët.

Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhet të konsumoni dhe nuk duhet të konsumoni për të fjetur mirë.

Ushqimet më të mira që të vënë në gjumë

Qershitë janë të paktat burime natyrale të melatoninës, substanca kimike që ndihmon të kontrollojë orën e brendshme të organizmit.

Pirja e lëngut natyral të qershisë ofron përmirësime të vogla në kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit, tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike.

Qumështi

Një gotë me qumësht përpara se të flini gjumë rekomandohet nga të gjithë ekspertët.

Qumështi përmban tryptophan, një amino acid i nevojshëm për qetësinë dhe gjumin.

Drithërat e pasuruara

Karbohidratet në veçanti janë të mira për gjumin.

Provoni drithëra të pasuruar me qumësht ose bukë elbi.

Bananet përmirësojnë gjumin sepse përmbajnë magnez dhe kalium, dy minerale që qetësojnë muskujt.

Bananet përmbajnë edhe karbohidrate që nxisin gjumin.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban karbohidrate komplekse që promovojnë gjumin por edhe kalium që qetëson muskujt.

Ushqimet më të këqija për gjumin

Sallamrat dhe salçicet

Përmbajtja stratosferike e yndyrës në këto ushqime mban larg gjumin.

Lexo edhe :  Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mund të jetë vdekjeprurëse

Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak dhe urthin dhe ju lë pa gjumë.

Vera

Alkoli është i tmerrshëm për gjumin.

Ai metabolizohet shpejt në sistem dhe nxit zgjimin disa herë gjatë natës.

Për më tepër, alkoli përkeqëson gërrhitjen.

Kafeja

Kafeja përmban kafeinë që stimulon sistemin nervor qendror.

Nëse pini kafe në mbrëmje nuk do të jeni në gjendje të flini mirë natën.

Pijet energjike

Pijet energjike përmbajnë shumë kafeinë dhe duhen shmangur edhe nëse synoni t’i pini paradite.

Në shumicën e rasteve, kafeina tek pijet energjike kërkon të paktën tetë orë për tu metabolizuar./ AgroWeb/   S.M

Të fundit

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Noizy del nga stacioni policor

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si ‘Noizy’, është paraqitur në stacionin policor të Pejës për një...

Si ndikon moti në gjendjen emocionale të njerëzve?

A keni ndjerë ndonjëherë një ndryshim në humor kur bie shi, apo një rritje energjie kur dielli ndriçon? Shumë studime kanë treguar se kushtet...

Pema që prodhon 40 lloje të ndryshme frutash

Profesori i artit nga Nju Jorku, Sam Van Aken, ka arritur të krijojë një pemë unike që prodhon 40 lloje të ndryshme frutash, si...

Kombinoni çantën dhe këpucët me veshjet si profesioniste: Stili i vjeshtës pa gabime!

Nuk ka nevojë të jenë të kombinuara me asnjë veshje nëse në vete nuk keni më shumë se tri ngjyra Rregulli që këpucët dhe çanta...

A planifikohet tradhtia apo thjesht “ndodh”?

Të gjithë kemi dëgjuar dikë që të shpjegojë tradhtinë si një vendim “të nxituar të momentit” ose “paaftësi në gjykim”. Por, a mund të...

Lajme të tjera

Web TV