Ministri Financave Petrit Malaj ka prezantuar Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 ne Konferencen e Kryetareve. Ai ka theksuar se rritja ekonomike ka qenë në 3.9 përqind dhe është bërë një progres në reduktimin e borxhit publik.
Sipas ministrit, projektbuxheti i 2025 tejkalon shifrën e 8 miliardë euro shpenzime publike dhe shpenzimet totale për pagat për administratën publike në nivel qendror për 86 mijë punonjës planifikohen 127.6 miliardë lekë.
“Shpenzimet e personelit për vitin 2025 reflektojnë koston aktuale të administratës publike si dhe koston e plotë të politikës së rritjes së pagave të nisur në muajin prill të vitit 2023 dhe të finalizuara në korrik të vitit 2024.
Shpenzimet totale për pagat për administratën publike në nivel qendror për 86 mijë punonjës planifikohen 127.6 miliardë lekë ose 4.9 % lekë të prodhimit të brendshëm bruto.
Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për fondet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore janë planifikuar në vlerën 2.6% lekë në nivel bruto”, tha ndër tjera ministri./e.t