Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka dale ne mbrojtje Fredi Belerit, pas sulmit ditën e djeshme tek Kryesia e Kuvendit, ku një qytetar i hodhi vezë dhe kos në trup.
Teksa e dënon vetë këtë akt rrugaçërie, Berisha i bën thirrje edhe Parlamentit Europian që të dënojë sulmin fizik ndaj Fredi Belerit.
Postimi i plotë i Berishës:
Akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën!
Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë.
Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik.