Rama rrëfen netët pas daljes nga spitali: Më ndodhi një fatkeqësi shumë e madhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal sot në “Opinion” edhe te problemet e tij shëndetësore. Në fillim të këtij muaji, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurigjikale të hernies inguinale. Ai rrëfeu se pavarësisht se i duhej të qëndronte 3 ditë në spital, të nesërmen ai inauguroi Xhaminë e Namazgjasë me Presidentin turk.

E sigurisht për të qenë në formë, Rama tha se u detyrua të përdorë ilaçe që i shkakton pagjumësi.

“Mua më ndodhi një fatkeqësi shumë e madhe. Jo fakti që shkova në spital dhe bëra operacion se s’kishte asnjë fatkeqësi.

Vajta në spitalin publik, bëra për të dytën herë operacion dhe për të dytën herë pashë të gjithë mënyrën si funksiononte duke dalë natën nëpër korridore dhe asnjë ndryshim nga asnjë spital jashtë vendit. Mirëpo ngaqe dola kundër shkencës komplet, pasi duhet të rrija 3 ditë në regjim shtrati.

Dola që të nesërmen sepse do vinte miku nga Ankaraja, duhej të hapej xhamia, duhet të rrija në këmbë. Dhe përdorja ilaçe shumë të forta që të linin pa gjumë dhe çfarë bëja gjithë natën?!

I bëja vetes një dëm të jashtëzakonshëm, fillova të futem..Se unë nuk i shohin këto programe. U futa në Youtube pashë këto fragmentet që nxirrni ju, futu tek ti, dil tek dritarja tjetër. Filluan të dalin ato, o Zot! Çfarë u serviret shqiptarëve çdo natë!!”, tha Rama në “Opinion”./  S.M

Të fundit

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

Lajme të tjera

Web TV