Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në emisionin Top Story nga Grida Duman ë Top Channel përmes një lidhje të drejtpërdrejtë.
Gjatë një debati me drejtorin e informacionit të Top Channel, Robert Rakipllarin, Berisha kujtoi një editorial të tij të quajtur “Vota vdiq pa hyrë në kuti”.
Sakaq ai u ndal te zgjedhjet e së shkuarës, duke thënë se “Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion qeveritar me Edi Ramën”.
Pjesë nga debati:
Berisha: A po bëni monolog apo po më pyesni?
Rakipllari: Njëri ka humbur njëri ka fituar…
Berisha: Më datë 26 prill kam një editorial me titull “Vota vdiq pa hyrë në kuti”. I bindur të jesh ti që nuk ka penë për të vënë tituj që nuk e besoj. Unë kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti, dhe jam i bindur që Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion me Ramën. Dale t’i marrim gjërat siç janë. Kjo është e vërteta./ S.M