Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur këtë të shtunë verilindjen e Koresë së Veriut.
Ky tërmet ndodhi afër rrethit Kilyu, ku ndodhet vendi i testimit bërthamor, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Koresë së Jugut, duke deklaruar se ishte një tërmet natyror.
Tërmeti ndodhi 37 kilometra në veriperëndim të qarkut Kilyu, në një thellësi prej 17 kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo dëme të mundshme./K.B