Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur sot në ambientet e SPAK. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Dogjani është person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme mbi pasurinë, megjithatë nuk dihet nëse thirrja e tij në SPAK është për këtë arsye.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat para hyrjes në Prokurori, Dogjani u shpreh se do të japë shpjegime për gazetarët pasi të ketë përfunduar dëshminë e tij./ S,M