Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë nga SPAK, ku u paraqit paraditen sotme në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj.
Monika Kryemadhi: Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem dhe me padrejtësitë që behën. Po bej mbrojtjen time ligjore për pretendimet e SPAK ndaj meje.
Kama evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës, që do kundërshtohen dhe do u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet.
Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë. Duroni se do të informoheni për të gjitha. Do tregohet se sa i vërtetë është i gjithë procesi.
Me Ilir Metën s’ka asnjë komunikim./ S,M