Këtë të hënë, në prokurori duhet të paraqitet Monika Kryemadhi, në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata. Kryemadhi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.
Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci.
Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin; arrest shtëpie për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale./ S,M