Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

I keni duart vazhdimisht të ftohta? Këto janë disa nga arsyet pse ndodh kështu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është normale që duart të jenë të ftohta kur jeni jashtë në dimër ose në një ambient të ftohtë.

Por kur kjo ndjenjë ju shoqëron gjithnjë atëherë trupi juaj mund të jetë duke ju diktuar diçka tjetër.

Më poshtë gjeni pesë nga shkaqet më të zakonshme të ftohjes së duarve, kur ia vlen të telefononi mjekun dhe çfarë mund të bëni për të luftuar të ftohtin.

Sindroma e Raynaud

Duar shumë të ftohta, të zbehta ose ta mpira në përgjigje të temperaturave të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes së Raynaud.

Gjendja bën që enët e gjakut në duar dhe gishta të ngushtohen, duke çuar në ulje të rrjedhjes së gjakut.

Sulmet e Raynaud shpesh godasin kur një person përjeton një ndryshim të shpejtë të temperaturës, si hyrja në një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose ecja në pjesën frigoriferike të supermarketit.

Trajtimi shpesh përfshin shmangien e shkaktarëve si edhe ngrohjen e duarve.

Për simptoma më të rënda që shkaktojnë dhimbje, mund të ndihmojnë medikamentet orale ose kremrat.

Ju keni diabet

Njerëzit me neuropati shpesh e përshkruajnë ndjenjën si një mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose një djegie të dhimbshme në duart e tyre.

Ndonjëherë gjendja mund të shkaktojë gjithashtu një ndjesi therjeje ose pulsimi.

Menaxhimi i diabetit dhe jetesa e shëndetshme, si arritja e një peshe të shëndetshme, presioni i gjakut në vlera normale, stërvitja e rregullt dhe marrja e medikamenteve të diabetit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të neuropatisë.

Dëmtimi nervor që ka ndodhur tashmë nuk mund të rikthehet. Por dhimbja e neuropatisë mund të menaxhohet me një kombinim të ilaçeve dhe terapisë fizike.

Lexo edhe :  Infektimet me Hiv Aids, mjeku: Shumica nga marrëdhëniet homoseksuale

Ju keni anemi

Nëse duart ose këmbët tuaja janë jo vetëm të ftohta por në to ndjeni lodhje ose dobësi ekstreme, lëkurë të zbehtë dhe keni marramendje, mund të keni anemi.

Anemia ndodh kur gjaku ka mungesë të qelizave të kuqe dhe kjo shkaktohet më shpesh nga mungesa e hekurit.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur por edhe marrja e suplementeve mund të ndihmojë.

Hipotiroidizmi

Hipotiroidizmi është një tjetër shkak i zakonshëm i duarve të ftohta.

Gjendja ndodh kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone, të cilat mund të ngadalësojnë ritmin e funksioneve metabolike të trupit.

Kjo mund ta bëjë një person më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta, si dhe të shkaktojë simptoma të tjera si shtim në peshë, lodhje, dhimbje nyjesh ose muskujsh, lëkurë të thatë, flokë të holluar dhe madje edhe ndryshime humori.

Në shumicën e rasteve, thjesht marrja e hormonit sintetik të tiroides në formën e një pilule të përditshme mund t’ju ndihmojë.

Merrni medikamente të caktuara

Pilulat e kontrollit të lindjes, ilaçet për të ftohurin dhe alergjitë, ilaçet e migrenës, ilaçet për presionin e lartë të gjakut dhe disa ilaçe të kimioterapisë, mund të shkaktojnë sindromën dytësore të Raynaud-it. Për këtë këshillohet të flisni me mjekun tuaj. S.B

Të fundit

Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura/ Bota, në prag të epokës së tretë bërthamore

Bota është në prag të një epoke të tretë bërthamore, kështu ka paralajmëruar kreu i Forcave të Armatosura të...

Kënga “Mora Fjalë” e ndaluar të këndohet në stadiume? Reagimi i “Tifozëve Kuq e Zi”

Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndohet nga “Tifozat Kuq e Zi”, pasi atyre...

Kupa e Botës për Klube 2025, konfirmohet shorti i skuadrave “BIG”

Këtë të enjte në Miami u hodh shorti i Botërorit për Klube, që do të mbahet me 32 skuadra. Goglat kanë rezervuar takime mjaft interesante....

Nëse nuk e dinit më parë, ja si ndikon muzika në trupin tonë

Thuhet se njerëzit kanë bërë muzikë për më shumë se 40,000 vjet. Edhe pse ne nuk mund të jemi të sigurt saktësisht se kur...

Tronditet Kalifornia! Godet tërmeti me magnitudë 7.0 i shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi brigjet e Kalifornisë Veriore të enjten në mëngjes, rreth 40 milje në perëndim të komunitetit Petrolia, tha Shërbimi...

Lajme të tjera

Web TV