Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Sa para do marrin përfituesit/ Kushtet për kredinë e butë, përzgjedhja e fituesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fillim të tetorit të këtij viti kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social, ndërsa pritet të hapen aplikimet.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tha në një prononcim për mediat bëri me dije se në total do të jenë rreth 1200 kredi, që do t’u ofrohen qytetarëve të Tiranës, por prioritet do të kenë këto tri kategori: bashkëshortët deri në 40 vjeç, familje të komunitetit rom dhe egjiptian, gra të dhunuara apo me status tjetër të njohur nga gjykata. Por, nuk përjashtohet asnjë familje në nevojë për të aplikuar.

Në tabelën brenda shkrimit gjeni të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të ketë një familje në momentin që aplikon, por ajo që ende nuk është përcaktuar është masa e kredisë me të cilën duhet blerë shtëpia. Në lidhje me këtë, Seferi nënvizoi se ky tregues varet nga numri i anëtarëve si dhe vlerës së banesave sot në treg.

“Vlera e pronës ka ndryshuar, gjë që do të thotë se duhet indeksuar dhe masa e kredisë që qytetarët përfitojnë. Masë e cila përcaktohet mbi bazën e çmimeve të reja të referencës, do të jenë kredi të qenësishme që lidhen me realitetin. Data e hapjes së aplikimeve do të bëhet publike nga bashkia e Tiranës”, – tha Seferi.

Bashkë me përfituesit e këtij viti, numri i familjeve të mbështetura me kredi të butë në Tiranë në afro dhjetë vite shkon në rreth 5 mijë. Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

TE ARDHURAT

Kriteri kryesor ekonomik që duhet të përmbushin aplikantët, përpos faktit se nuk duhet të kenë banesë në pronësi, është niveli i të ardhurave që duhet të kenë. Konkretisht, sipas vendimit, për një familjare me 1-2 anëtarë, të cilët aplikojnë për një strukturë apartamenti garsoniere, niveli maksimal i të ardhurave duhet të jetë deri në 79.575 lekë/muaj. Për një familje me 3 anëtarë dhe apartament 1+1, niveli i të ardhurave që duhen plotësuar arrin në 117.398 lekë/ muaj.

Për një familje me katër anëtar dhe strukturë apartamenti 2+1, niveli i të ardhurave është 137.758 mijë lekë/muaj, dhe për familje të mëdha 5 – 6 persona, me strukturë apartamenti 3+1, niveli maksimali të ardhurave duhet të jetë deri në 146.535 lekë/muaj.

Për të gjitha kategoritë, niveli minimal i të ardhurave është 35.520 lekë/muaj. Sistemi i pikëzimit në total përmban 100 pikë, dhe ndahet në katër kategori, siç janë kushtet e strehimit, kushtet familjare, kushtet sociale dhe kushtet ekonomike, ku secila prej tyre ka një nivel prej 25 pikësh.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa lekë këmbehen valutat kryesore sot

Një formulë pikëzimi me 100 pikë në total do të përdoret për secilin aplikues. Ata që mbledhin më shumë pikë do të përzgjidhen bazuar në kriteret ekonomike, familjare, kushtet e strehimit dhe kushtet sociale.

APLIKIMI

Referuar procedurës së zbardhur në vendim, shumë shpejt pritet të hapen aplikimet, të cilat do të jenë në dy faza. E para realizohet përmes portalit qeveritar “eAlbania” brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur bashkia do të bëjë njoftimin publik për hapjen e thirrjes. Në portal, qytetarët duhet të aplikojnë duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

Vetëm ata që kalojnë me sukses fazën e parë, duhet të depozitojnë pranë zyrave të Bashkisë Tiranë, formularin e strehimit të plotësuar elektronikisht në portalin “e-Albania”.

Kjo duhet të bëhet brenda 30 ditëve kalendarike, shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar. Në lidhje me këto të fundit, të vlefshme do të konsiderohen dokumentet që janë lëshuar nga institucionet kompetente jo më herët se 3 muajt e fundit.

Individi/ familja që ka paraqitur të dhëna të pavërteta ose të pasakta, ose në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligjin në fuqi për strehimin social dhe aktet nënligjore për zbatim të tij, i hiqet e drejta për të përfituar.

PERZGJEDHJA E FITUESVE

Çdo qytetar që ka pasaportizim në Tiranë dhe nuk mund të blejë një apartament në kushtet e tregut të lirë mund të aplikojë për të përfituar kredi me interes të zbutur në masën 3 për qind. Por, si çdo herë tjetër, do të ketë disa kategori prioritare. Çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 40 vjeç, individët apo familjet e minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gratë kryefamiljare apo të dhunuara.

“Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Sjellim në vëmendje se me ndryshimet e ligjit nr. 22/2018, kategoria në nenin 16, nënndarja iv) dhe v) të shkronjës “b” ka ndryshuar në familje të reja/ të rinj që në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë një moshë jo më të madhe se 40 vjeç.

“Familje e re”, në kuptim të këtij ligji është familja e krijuar si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile ose bashkëjetesës së deklaruar para noterit publik, sipas Kodit të Familjes, kur mosha e anëtarit më të madh të së cilës në momentin e paraqitjes së kërkesës është më e vogël ose baras me 40 vjeç.

Duke qenë se subvencionimi i interesave të kredisë do të kryhet nga buxheti i shtetit, marrëveshja është lidhur ndërmjet ministrit përgjegjës për strehimin, ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit financiar”, – thuhet në vendim.

Një formulë pikëzimi me 100 pikë në total do të përdoret për secilin aplikues (shiko tabelën përbri shkrimit). Ata që mbledhin më shumë pikë do të përzgjidhen bazuar në kriteret ekonomike, familjare, kushtet e strehimit dhe kushtet sociale./    S,M

Të fundit

Reforma e ‘derregullimit’ për fshatin është një nevojë urgjente

Mero Baze Kuvendi i Shqipërisë sot u përfshi në një debat pasi shumica propozoi faljen e gjobave për ndërtimet pa...

Xhensila flet për divorcin e prindërve: Ime më u plagos me shtatë thika para syve të mi

Divorci nuk është i lehtë për askënd, por për Xhensilën ka qenë edhe më i vështirë me dy fëmijët e vegjël, tek të cilët,...

Aksidentohet gazetarja e njohur në Dibër (Zbardhen detajet)

Një aksident ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Mësohet se gazetarja Ledjona Xheladinaj ëshë aksidentuar me motomjet. Si pasojë e aksidentit ka pësuar frakturë...

“Është radha jonë për të fituar”/ Berisha: Rama do rrëzohet bashkë me Perandorinë e Soros

Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Open” në News24, duke folur për dekretin e Presidentit që zgjedhjet parlamentare të mbahen në 11 maj, tha...

‘Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet’/Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra

Juristi Kreshnik Spahiu, në "Frontline", kritikoi ashpër parlamentin e sotëm, duke e cilësuar si më banal në historinë politike të Shqipërisë që prej vitit...

Lajme të tjera

Web TV