Një punonjës i policisë private ka humbur jetën sot gjatë orarit të punës në Tiranë.
Siç bën me dije policia, 56 vjeçari H.D., ra në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.
Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku humbi dhe jetën si pasojë e dëmtimeve.
Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.’, njofton policia./e.t