Dontë të linte duhanin, burri mbyll kokën në kafaz dhe i jep çelësin gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibrahim Yucel kishte pirë duhan prej dy dekadash dhe papritur vendosi të ndalonte zakonin. Por megjithë vendosmërinë e tij për të mos tymosur më, mënyra që ai zgjodhi për ta bërë këtë ishte disi eksterme.

Sipas LadBible, Ibrahim Yucel u fiksua aq shumë me objektivin e tij sa vendosi të mbyllte kokën me çelës në një kafaz metali, dhe çelësin t’ia jepte vetëm bashkëshortes së tij. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në 2013, në Kütahya në Turqinë qendrore. Sipas rrjetit Ary News, ai zgjodhi metodën ekstreme pasi ishte i tmerruar se do të vdiste nga kanceri nëse do të vazhdonte të tymoste.

Pasi kishte parë modelin e kokoreve të motoçiklistëve, ai vendosi se një formë e ngjashme do të funksiononte dhe për problemin e tij. Duke punuar me durim rreth 40 metra tel bakri, ai e ktheu atë në një kafaz të bukur sferik dhe i vendosi edhe një dryn. Kur përfundoi krijimin e tij, ai futi kokën brenda, e kuçi dhe çelësin ia dha bashkëshortes, që ta linte të lirë vetëm në kohën e ngrënies. Nga hapësirat mes telave të bakrit ai mund të pinte ujë me anë të një shkopi, por jo të mbante cigare për të tymosur.

Ngjarja u bë e famshme asokohe por askush nuk e di se sa mund të funksiononte, pasi nuk ka pasur mbulim mediatik të zhvillimeve që prej mbajtjes së kokores së bakrit në kokë. Por në rrjetet sociale publikuesit e lajmit kishin ide të ndryshme zbavitëse mbi efikasitetin e metodës apo të tjera stile që mund të përdoren. Një person shkruante: “Është njëlloj sikur t’u thuash fëmijëve të mos vendosin qese plastike në kokë, propagande e kompanive te duhanit.” Një tjetër tha me shaka: “Unë do të dështoja sapo të fillonte të më kruhej hunda…”

Lexo edhe :  Franca thyen rekordin italian/ Torta më e madhe në botë arrin 121.88 metra (Video)

Dikush tjetër i sugjeronte burrit të vazhdonte të tymoste me helmetën në kokë: “Nëse mund të fusë shkopin për të pirë, le të mbajë dhe një cigare të hollë e të tymosë me kokore”. Një përdorues shkruante i indinjuar: “Me siguri që duhet të ketë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë.”

Një tjetër përdorues i shqetësuar tha: “Ai le të rrijë në vende ku tymoset duhan dhe t’i kërkojë njerëzve t’i fryjnë tymin në fytyrë”. S.B

 

Të fundit

Dështon për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët nuk kanë...

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Britaninë e...

Shkencëtarët zviceranë: Po hidhni ar 22 karat në kosh pa e kuptuar! Ja pajisja ku gjendet

Jo çdo gjë që prekni mund të kthehet në ar, por me siguri disa nga ato që konsideroni plehra mund të fshehin pjesë të...

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e njësisë administrative, çështja në SPAK!

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij...

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, prej...

Lajme të tjera

Web TV