Dieta mesdhetare është bërë mjaft popullore në rrjet, ku shumë Tik-Toker kanë ndarë video të pjatave që kanë; perimeve të freskëta, bukë, djathë, mishit të pjekur, vezë dhe turshi. I ashtuquajturi Mëngjesi ballkanik, kjo ditë po preferohet jo pak për t’u konsumuar me familjen. Gjithçka nisi nga një video në Tik Tok ku një bloger shfaqej duke ngrënë bukë, djathë dhe speca.
“Ekziston një supozim se kjo është ajo që hanë të gjithë në Ballkan”, thotë shkrimtarja me origjinë nga Maqedonia, Irina Janakievska.
Çfarë është në të vërtetë mëngjesi ballkanik?
Një mëngjes ballkanik, mund të mos jetë dhe aq i shëndetshëm. Janakievska thotë se ky mëngjes është i shëndetshëm pasi përmban proteina, karbohidrate, qumësht dhe produkteve të freskëta të papërpunuara. Megjithatë, produktet ndryshojnë shumë sipas rajonit, statusit socio-ekonomik, klimës, sezonit dhe madje edhe fesë.
Versioni i TikTok për një mëngjes ballkanik, i cili kryesisht përmban variacione të të njëjtave përbërës të papërpunuar, ka një aromë të veçantë rurale, shpjegon ajo. Këto pjata ndryshojnë nga zona në zonë; veçanërisht në ato malore. Dhe shumë përbërës janë rajonalë, si flija e Shqipërisë. Pjata që ju duhet të zgjidhni nuk duhet të jetë e ngjashme çdo ditë, ajo mund të ndryshojë. Mund të zgjidhni byrek, kafe turke ose një gotë kos. Për fundjavë mund të përfshini vezë me perime, djathëra, konserva me perime. Perimet turshi janë të zakonshme në të gjithë Ballkanin, si dhe konservat e frutave.
“Kjo kulturë është mesdhetare në përgjithësi,” thotë profesori Ken Albala. Dhe mëngjeset e mbushura me përbërës të freskët janë të zakonshme në Turqi, Egjipt deri në lindje, Izrael apo Liban.
Përfitimet e një mëngjesi të stilit ballkanik
Kur bëhet fjalë për mëngjesin ballkanik, ai të ofron komoditet, thjeshtësi dhe përbërës vendas.
“Unë mendoj se është një mëngjes i mrekullueshëm,” thotë Albala.
Nga pikëpamja dietetike, një mëngjes i stilit ballkanik është një vakt mjaft i ekuilibruar. Për të rritur vlerën ushqyese, Amidor sugjeron të ndërroni bukën e bardhë me drithëra.
Ajo paralajmëron gjithashtu të mos e teproni me mishrat, të cilët lidhen me kancerin kolorektal dhe sëmundjet e zemrës.
Në vend të kësaj, shkoni për peshk, proteina të lartë, një vezë të zier ose kos. Për Amidor, ajo që mund ta bëjë mëngjesin ballkanik ideal është se ai është i personalizueshëm për nevojat e çdo personi./ S,M