Në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) u zhvillua ceremonia e diplomimit të studentëve Bachelor dhe Master.
E pranishme në ceremoninë e diplomimit ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila shprehu emocion dhe krenari për arritjet e studentëve, teksa tha se, pas diplomimit misioni i tyre është akoma më i madh.
Denaj, ndau në rrjete sociale momente emocionuese nga diplomimi i 1 475 të rinjve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Ministrja përgëzoi Universitetin për ecurinë e mirë në procesin e ndërkombëtarizimit, teksa uroi të gjithë të sapo diplomuarit që siç deklaroi Denaj, “tashmë janë gati për të kontribuar në vizionin Bujqësia 2030”.
Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) vijon të jetë zgjedhja e duhur për të rinjtë që duan të kenë një karrierë të qëndrueshme.
UBT është një institucion lider i arsimit të lartë në vend, ku shkenca dhe studentët shkëmbejnë ide me aktorë të ekonomisë dhe politikës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor të shoqërisë sonë. S.B