Ermal Mamaqi ka reaguar publikisht ndaj komenteve të kolegut të tij, Jul Dedës, për trajnimet dhe videot motivuese që Mamaqi publikon në rrjetet sociale. Në një video të postuar në mediat sociale, Mamaqi u shpreh i zhgënjyer me Dedën, duke deklaruar se disa video të fundit nga Juli, që dukeshin si “në përgjithësi,” janë interpretuar si “thumba” ndaj tij.
“Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak,” shprehet Ermali në video. “Unë jam mërzitur me ty sepse për të dytën herë ti poston video që duket se i drejtohen trajtimeve që bëj unë, dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu,” shton ai.
Mamaqi përmendi edhe një episod gjatë periudhës kur Deda ishte pjesë e Big Brother VIP. Sipas tij, Jul është mërzitur për një mesazh të shfaqur në emision, i cili mbështeste Heidin dhe dukej si thumb ndaj Dedës. Megjithatë, Mamaqi sqaroi se ai nuk e kishte dërguar atë mesazh, madje bëri një video për ta qartësuar këtë çështje.
Në mesazhin e tij, Ermali ftoi Dedën të marrë pjesë në një nga trajnimet e tij, duke shtuar me humor: “Jam gati të vëmë bast; nëse trajnimi nuk të pëlqen, do dal nudo te sheshi Skënderbej!” Ndërkohë, nëse Deda e vlerëson trajnimin, Ermali propozon që të rikthejnë frymën e miqësisë dhe të realizojnë një projekt të ri si dikur me grupin SHBLSH./E.Ç
View this post on Instagram