Parashikimet për reshje shiu me intensitet të lartë kanë ngjallur në qytetin frikën për përmbytje.
Por mesa duket deri më tani situata është normale jo vetëm në Vlorë por edhe në lumin Vjosë, i parashikuar si me rrezik për dalje nga shtrati.
Niveli i prurjeve që vijnë nga Greqia, Memaliaj-Tepelenë, Përmeti e Novosela dhe derdhen në det janë minimale.
Deri më tani në bazë të nivelit që është Vjosa, i shënuar me të kuqe si niveli maksimal, duket shumë larg për tu arritur.
Në njësinë administrative Novoselë dhe jo vetëm, nuk evidentohen problematika për momentin./e.t