Moderatorja dhe ish-politikania e njohur Grida Duma, është surprizuar pak momente para nisjes së emisionit të saj “Top Story” me një buqetë trëndafilash të kuq.
Vetë Grida i ka postuar në një instastory, mbi të cilat shkruan: “Nga një person i bukur që jep gëzim me një mendësi vlerash”.
Sigurisht që pas deklaratës së bujshme për marrëdhënien e saj me ish- deputetin e PD, Ervin Salianjin, mendja e të gjithë ndjekësve shkon se pas buqetës me trëndafila qëndron ky i fundit, por vetë moderatorja nuk e ka bërë të ditur. S.B